Ylli i Premierligës pëson aksident të rëndë trafiku

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 20:19
Ylli i Premierligës pëson aksident të rëndë trafiku

Ylli i West Ham, Manuel Lanzini ka shpëtuar pa lëndime, i padëmtuar pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Mesfushori 29-vjeçar po drejtohej nga një shofer në një veturë Mercedes me vlerë prej 70,000 funta, kur humbi kontrollin të mërkurën pasdite pas orës 14:30

Por një zëdhënës i klubit konfirmoi për Sportsmail se argjentinasi më pas doli nga aksidenti i padëmtuar ndërsa zjarrfikësit dhe policia arritën në vendngjarje dhe konfirmoi se Lanzini nuk pësoi asnjë lëndim.

(Kosova Sot Online)