Me kontratën e re, Fernandes bëhet njëri prej tre lojtarëve më të paguar tek Man Utd

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 08:27
Me kontratën e re, Fernandes bëhet njëri prej tre lojtarëve më të paguar tek Man Utd

Bruno Fernandes e ka nënshkruar kontratën e re me Manchester United ndonëse nuk është zyrtarizuar ende nga gjiganti britanik. Gazetari italian Fabrizio Romano konfirmon se palët kanë nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. Ndër të tjera, bëhet e ditur se përfaqësuesi portugez do të bëhet njëri prej tre lojtarëve më të paguar tek “Djajtë e Kuq”. Negociatat e gjata janë kompletuar më në fund dhe United do ta ketë në dispozicion edhe pesë vjet njërin prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Fernandes ishte hero i Portugalisë së fundmi pasi i realizoi dy gola në fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, për t’i dërguar portugezët në Kampionat Botëror.

(Kosova Sot Online )