Florian Marku: Sot është dita ime

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 10:23
Florian Marku: Sot është dita ime

Boksieri shqiptar, Florian Marku, të shtunën mbrëma do ta mbrojë titullin IBF International në kategorinë velter.

Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins.

“Mirmëngjes botë, sot është dita ime”, shkroi në postimin e tij në Facebook Florian Marku.

Tutje, ai u uroi agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit, besimtarëve muslimanë

“Agjërim të lehtë në këtë muaj të bekuar për të gjithë besimtarët muslimanë”, shkroi ai.

Meçi i Markut do të fillojë në mbrëmje, rreth orës 22:30 me kohën tonë lokale.

https://www.facebook.com/markuflorian.1

(Kosova Sot Online )