Shtyhet fillimi i pjesës së dytë, tifozët e Rangers gjuajnë copa xhami në fushë

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 15:26
Shtyhet fillimi i pjesës së dytë, tifozët e Rangers gjuajnë copa xhami në fushë

Një pjesë e mbështetësve të Rangers shpërthyen në përplasjen e skuadrës së tyre me Celtic pasi copa xhami të thyer dhe shishe u hodhën në fushë në Ibrox.

Fillimi i pjesës së dytë u vonua në ndeshjen jetike për titullin e kampionatit skocez pasi u gjet copqza xhami në zonën e penalltisë së Joe Hart, ndërsa vendasit ishin duke humbur 2-1.

Hart dhe një ekip i sigurimit inspektuan me kujdes fushën për më shumë copëza xhami që ishin hedhur nga spektatorët gjatë takimit përpara se loja të rifillonte.

Në fund, Celtic triumfoi 1:2. 


(Kosova Sot Online)