Mallorca ka vendosur përfundimisht për Muriqin

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 09:46
Mallorca ka vendosur përfundimisht për Muriqin

Eksperienca e Vedat Muriqit në Mallorca duket se do të zgjasë vetëm gjashtë muaj.

Futbollisti kosovar ishte huazuar në janar nga Lazio në klubin spanjoll, ku e pati një fillim të mbarë të eksperiencës. Por, përfaqësuesit kosovar po i mungojnë golat qe disa ndeshje. Ai i ka realizuar 2 gola dhe 1 asistim në tri xhirot e para dhe ishte kandidat për t’u zgjedhur lojtari i muajit. Por, në gjashtë xhirot e fundit, edhe pse ka luajtur nga 90 minuta, s’ia ka dalë ta gjejë golin.Për këtë arsye, mediat spanjolle janë të bindura se Mallorca nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së lojtarit.

Lazio e ka vendosur 11 milionë euro çmimin e kartonit të sulmuesit prizrenas. Muriqi edhe vetë së fundmi paralajmëroi se herët a vonë do të rikthehet në futbollin turk. Mediat e këtij vendi shkruajnë se 27 vjeçari tashmë ka marrëveshje me një gjigant të Superligës turke. Ish-klubi i tij Fenerbahçe dhe Galatasaray e duan qe një kohë futbollistin. Muriqi do të rikthehet gjatë verës përkohësisht në Lazio, e cila e mban kartonin. E më pas, do t’i bëjë prapë valixhet gati për t’u rikthyer në ligën elitare turke, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

(Kosova Sot Online )