Tri klube angleze duan transferimin e Memphis Depay

  • S.A /
  • 06 April 2022 - 15:59
Tri klube angleze duan transferimin e Memphis Depay

Klubet e Ligës Premier janë në radhë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, i cili ka humbur vendin e titullarit në Camp Nou.

Pas vetëm një sezoni me Barçën, Memphis mund të shitet këtë verë me kontratën e tij që është vlefshme vetëm deri në vitin 2023.

Megjithatë, interesimi për sulmuesin holandez nuk mungon dhe ai vjen kryesisht nga kampionati elitar anglez, ku e duan tri klube. Sipas mediumit Superdeporte, Arsenali, Neëcastle United dhe Evertoni janë të interesuar për transferimin e holandezit.

28-vjeçari iu bashkua Barçës verën e kaluar nga Olympique Lyon në një marrëveshje si lojtar i lirë dhe ishte shumë i rëndësishëm në stinorin vjeshtor. Por, ardhja e Xavit dhe transferimet e janarit kanë limituar paraqitjet e Depayt, i cili po luan pak minuta tashmë.

Depay tani mund të largohet në verë, me trajnerin e Barçës, Xavi që kërkon një lloj tjetër sulmuesi për sistemin e tij.

(Kosova Sot Online )