
Lexoni edhe:
Si të kontrolloni në 9 sekonda nëse një domate apo një kastravec është me kimikate?
Karim Benzema ka marrë lëvdata të mëdha pas paraqitjes së jashtëzakonshme që e pati mbrëmë. Sulmuesi francez realizoi “hat-trick” në fitoren 3:1 ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”. Dhe, lojtarin e ti je ka lavdëruar edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili e çoi në qiellin e shtatë francezin. “I thash Benzemas, duhet të jesh më i shpejtë, përndryshe nuk mund të luash. Më pas, Karim e gjeti hapin e duhur”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Amazon Prime”.
Si të kontrolloni në 9 sekonda nëse një domate apo një kastravec është me kimikate?Lexoni edhe:
“Si do ta përshkruaja Benzeman? Nuk kam fjalë (qeshet). Do të thosha: Big Karim. Ai ishte fantastik”, përfundoi Ancelotti. Të gjashtë golat e fundit të Real Madridit janë shënuar pikërisht nga Benzema. Ai po e shijon sezonin më të mirë të karrierës.
(Kosova Sot Online )