Lewandowski e ka këtë kusht nëse transferohet te Barcelona

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 08:25
Lewandowski e ka këtë kusht nëse transferohet te Barcelona

E ardhmja e Robert Lewandowskit mbetet shumë e paqartë.

Sulmuesi polak përfundon kontratën me Bayern Munichun vitin tjetër, kurse tani veçse e ka një klub shumë të interesuar për të.

Ekipi spanjoll, Barcelona ka shprehur interesim për ta blerë 33-vjeçarin, të cilin e konsideron aset të vlefshëm për klubin.

Sipas SPORT, nëse realizohet transferimi i tij te Barcelona, qendërsulmuesi i Bayern Munichut do të kërkojë kontratë tre vjeçare.Robert Lewandowski është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014, kur u transferua nga Borussia Dortmund.

Që atëherë, polaku është bërë njëri nga qendërsulmuesit më të mirë në botë, madje duke e fituar çmimin e futbollistit më të mirë nga FIFA për vitin 2021. 

(Kosova  Sot Online )