Ancelotti pyetet për Haalandin, por italiani përgjigjet me fjalë të mëdha për Benzeman

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 17:26
Ancelotti pyetet për Haalandin, por italiani përgjigjet me fjalë të mëdha për Benzeman

Real Madridi vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të Erling Haalandit.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll shihet si një prej favoritëve kryesor për transferimin e sulmuesit norvegjez.

Rreth Haalandit është pyetur edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i cili preferoj të flasë më shumë për Karim Benzeman.

“Haaland? Benzema është dhe do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi në të ardhmen, pavarësisht se çfarë lojtarësh luajnë me të”, tha trajneri italian.

Erling Haaland sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City besohet se janë klubet më të interesuara për 21-vjeçarin. 


(Kosova Sot Online)