Klubi i njohur gjerman po përgatit një ofertë për Kastriot Imerin

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 19:55
Klubi i njohur gjerman po përgatit një ofertë për Kastriot Imerin

Eintracht Frankfurti raportohet ka shprehur interesim për Kastriot Imerin.

Sipas “Blick”, një skaut nga klubi gjerman ishte i pranishëm më 20 mars në ndeshjen që Servette e fitoi 2:1 ndaj Sionit. Në këtë ndeshje Imeri e shënoi golin e fitores.

Tani, pothuajse tri javë më vonë, Eintracht Frankfurti thuhet se po përgatit një ofertë për futbollistin nga Kosova, sipas burimeve të gazetës zvicerane.

Servette mendohet se mund ta pranojë ofertën, pasi që këtë verë është shansi i fundit i tyre për ta shitur 21-vjeçarin, të cilit kontrata i skadon më 30 qershor 2023.

Kastriot Imeri në tregun e transferimeve vlerësohet me 6 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)