Kosova e nis mbarë në kualifikimet e Botërorit, shënon fitore të pastër ndaj Bullgarisë

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 21:09
Kosova e nis mbarë në kualifikimet e Botërorit, shënon fitore të pastër ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur me fitore në rrethin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botërorin 2024.

Kosova ka shënuar fitore si mysafire e Bullgarisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, ka përfunduar me rezultatin 0:2.

Drilon Maxharraj (16’) dhe Meriton Salihu (26’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 9 prill ndaj Armenisë, kurse më 11 prill do të përballet me Skocinë.

(Kosova Sot Online)