Zeqiraj nënshkrun me klubin kroat, HNK Gorica

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 22:33
Zeqiraj nënshkrun me klubin kroat, HNK Gorica

Talenti kosovar i futbollit, Olt Zeqiraj, ka nënshkruar me klubin kroat, Hnk Gorica.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare, por me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit

HNK Gorica është skuadër që bën gara në elitën e futbollit kroat.

Olt Zeqiraj luan në pozitën e mesfushorit. Ai njihet si ekzekutues i mirë i gjuajtjeve të lira.


(Kosova Sot Online)