Java e 28-të në Superligë nis sot me dy ndeshje, interesant në Klinë e Gjilan

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 09:38
Java e 28-të në Superligë nis sot me dy ndeshje, interesant në Klinë e Gjilan

Sot nis java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje. Lideri i tabelës, Ballkani, pritet të ketë punë të vështirë sot pasi luan në udhëtim te Dukagjini.

Skuadra nga Klina nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, teksa po lufton ende për mbijetesë.

Megjithatë, edhe skuadra nga Suhareka po kalon formë të mirë dhe drejt Klinës udhëton pas tri fitoreve radhazi.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Gjilan, mes Gjilanit dhe Drenicës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi nuk po kalon formë aspak të mirë, pasi në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar tri barazime dhe një humbje.

Në anën tjetër, skuadra nga Skenderaj së fundi fitoi ndaj Feronikelit.

Të dy ndeshjet e përmendura nisin në ora 14:00. 

(Kosova Sot Online )