Ozil në bisedime me klubin e njohur

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 11:46
Ozil në bisedime me klubin e njohur

Mesut Ozil pritet të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi turk javë më parë vendosi për përjashtimin e tij. Sipas “AS”, ish-reprezentuesi i Gjermanisë mund ta vazhdojë karrierën në MLS.

Ozil raportohet se ka nisur bisedimet me Inter Miamin, klubin e David Beckhamit.

33-vjeçari thuhet se ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundi është raportuar gjithashtu se Fenerbahce ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me ish-mesfushorin e Real Madridit e Arsenalit.  

(Kosova Sot Online )