Mësohet arsyeja pse Haaland e refuzoi Manchester Unitedin

  • S.A /
  • 09 April 2022 - 10:56
Mësohet arsyeja pse Haaland e refuzoi Manchester Unitedin

Gjatë të premtes u raportua se Erling Haaland ka refuzuar Manchester Unitedin. Sulmuesi norvegjez thuhet se ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar në “Old Trafford.

Haaland ka frikë se “Djajtë e Kuq” nuk do të jenë në gjendje të përmbushin ambiciet e tij dhe sipas “ESPN”, kjo është arsyeja pse ai ka refuzuar klubin anglez.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City besohet të jenë klubet favorite për transferimin e 21-vjeçarit.

(Kosova Sot Online )