“Dembele duhet të qëndrojë në Barcelonë”

  • S.A /
  • 11 April 2022 - 10:26
“Dembele duhet të qëndrojë në Barcelonë”

Ousmane Dembele nuk e ka vazhduar ende kontratën me Barcelonën.Futbollisti francez e kishte refuzuar ofertën e parë të gjigantit katalunas dhe klubi kishte vendosur ta shiste atë në muajin janar, por që transferimi i tij diku tjetër dështoi. E tash, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit po kalon nëpër një formë kulmore dhe i ka bindur drejtuesit e klubit që t’ia përmirësojnë ofertën. Edhe shokët e skuadrës po kërkojnë nga futbollisti ofanziv të mos largohet nga “Camp Nou”.

“Ousmane duhet të qëndrojë këtu në Barcelonë”, është shprehur përforcimi i fundit i gjigantit katalunas, Pierre-Emerick Aubameyang.

Drejtuesit e klubit do të takohen përsëri me përfaqësuesit e lojtarit në një të ardhme të afërt.

Sipas mediave spanjolle, negociatat do të vazhdojnë në ditët apo javët në vazhdim pas takimit hapës në mes tyre në Marrakech.

Dembele mund të transferohet në Premierligë ose në Francë tek Paris Saint-Germaini, nëse dështojnë bisedimet me klubin aktual. 

(Kosova Sot Online )