Kosova mposht Turqinë

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 20:20
Kosova mposht Turqinë

Basketbollistët e Kosovës kanë shënuar fitore ndaj Turqisë me rezultat 58:48 (15:12, 3:12, 20:6, 20:18), në turneun e FIBA YDF-së për U14, që po mbahet në Therandë.

Dardanët e rinj e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 15:12. Por, në periudhën e dytë, mysafirët ishin më të mirë, ndërsa basketbollistët e Kosovës kishin probleme në sulm, duke bërë që për dhjetë minuta të shënojnë tri pikë, ndërsa pjesa e parë përfundon 18:24.

 

(Kosova Sot Online)