Rruga drejt gjysmëfinales

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 11:27
Rruga drejt gjysmëfinales

Sonte do të kompletohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Atletico Madridi dhe Manchester City do të luftojnë deri në fund për ta kaluar fazën çerekfinale, derisa “Citizens” e kanë epërsinë e një goli. Liverpooli ndërkohë e sheh veten më afër gjysmëfinales pasi e kishte mposhtur Benfican në udhëtim në lojën e parë. Sonte do të kompletohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Ndeshja kryesore e natës do të jetë ajo në mes të Atletico Madridit me Manchester Cityn.

Ekipi anglez është në avantazh pasi e fitoi lojën e parë në “Etihad Stadium”, 1:0, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadra e Pep Guardiolës do të shkojë në Madrid për ta ruajtur këtë kapital dhe për ta prerë një biletë për në gjysmëfinale.

Sidoqoftë, trajneri spanjoll pret punë të vështirë dhe atmosferë të zjarrtë në “Wanda Metropolitano”.

“Los Colchoneros” do të mundohen ta shfrytëzojnë pikërisht terrenin vendës për ta bërë përmbysjen e madhe. Trajneri Diego Simeone e ka bërë gati ekipin me të cilin do ta nisë misionin për të rikthyer gjithçka në dobi të ekipit të tij. Për dallim nga loja e parë, Atletico pritet të jetë goxha ofanzive. E në duelin tjetër të natës, Liverpooli është favorit për të kaluar tutje. Kjo pasi “Reds” e mposhtën Benficën 3:1 në udhëtim dhe tash luajnë në “Anfield Road”. Të dy ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online )