Lufta në Ukrainë është luftë midis liberalizmit demokratik dhe ideologjisë nacional-fashiste

Lufta në Ukrainë është luftë midis liberalizmit demokratik dhe ideologjisë nacional-fashiste
Lufta në Ukrainë është luftë midis liberalizmit demokratik dhe ideologjisë nacional-fashiste

Muhamet Kelmendi

  • 13 April 2022 - 10:16

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Agresioni në Ukrainë ka bërë dhe po ndikon që të ndahet bota përsëri në  blloqe të ashpra. Nga momenti agresivo-ushtarak fashist rus erdhi te një ndarje midis shteteve në botë. Ndarja u bë në dy blloqe dhe në bllokun e tretë futen shtetet neutrale, që  nuk po futen në veprim për a kundër. Ndarja po bëhet mbi bazën e një ideologjie, që në fakt janë në një sistemi politiko- shoqëror dhe, natyrisht janë në kundërshtime dhe luftë të ashpër.

Në njërën anë, është ideologjia liberale-demokratike dhe, në anën tjetër,  është ideologjia nacional-fashiste, e  udhëhequr  në mënyrë autoritativo-diktatoriale, ku rolin e ka forca ushtarake. Në fund janë një grup shteteve, që në fakt fare nuk kanë ideologji politike, por që udhëheqin mbi ideologjinë e interesit klanor. Në grupin e parë të shteteve marrin pjesë shtetet e BE-së, me shumë kundërthënie, si dhe SHB-të, Kanada, Australia, Japonia, Koreja jugore, Shqipëria, Kosova, Malini Zi  etj.

Në grupin e dytë të shteteve bëjnë pjesë shtetet me një udhëheqje autoritare të mbështetur në diktaturë, si dhe në bazën e saj është fuqia ushtarake.  Shtetet e këtij grupi janë vrastare dhe kanë karakter agresiv me elemente raciste që i dërgojnë në gjenocide. Këtu futet Rusia, Bjelorusia, Kina, Serbia,  Siria, Koreja e Veriut, Kuba, Mali, Venezuela dhe me një lojë të dyfishtë, edhe India. Këto shtete po armatosen shumë. Vetëm Serbia morri nga Rusia njësi tankiste, helikopter dhe aeroplanë luftarak. Nga,Kina morën raketa tokë-ajr.

Kështu po armatosen edhe shtetet tjera agresive të grupit nacional - -fashist. Në grupin e tret, janë shtetet gjoja neutrale, si disa shtete të Afrikës, disa të Azisë dhe të Amerikës Latine. Këto shtete sipas gjendjes, herë shkojnë me grupin e parë të shteteve, dhe e përkrahin lirinë dhe demokracinë, e, herë kalojnë në anën e grupit agresivo-luftarak. Në Ukrainë është pikërisht duke u zhvilluar një luftë midis demokracisë liberale dhe shteteve nacional-fashiste e autoritare, të udhëhequra nga Rusia dhe Kina. Së këndejmi, nuk mund të lihet vetëm Ukraina. Përkundrazi. Ukraina duhet të ndihmohet dhe të  armatoset.

Gjithashtu, edhe shtetet tjera,që janë në ballë të shteteve agresive, si në Ballkan, Kosova dhe Shqipëria, Mali i Zi me shtetin serb, në vendet Lindjes së afërt dhe në vendet tjera, ku janë shtetet demokratike në ballë të shteteve të grupit nacional-fashist dhe diktatorial, të armatosen.  Shembull: Serbia morri shumë armë agresive  nga Rusia dhe Kina. Ato armë nuk i ka për pëllumba, por për të vepruar kundër Kosovës, në Bosnje e Hercegovinë, mundet edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi. Rreziku është i madh.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".