Matic e konfirmon se do të largohet nga Man United

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 20:20
Matic e konfirmon se do të largohet nga Man United

Nemanja Matic ka bërë të ditur se do të largohet nga Manchester United pas përfundimit të sezonit.

Mesfushori serb njoftoi për vendimin e tij përmes llogarisë së tij në “Instagram”, shkruan Gazeta Express.

“Pas një mendimi të madh, vendosa që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United. Unë kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim. Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të luaja për këtë klub të madh. Një falënderim i madh për fansat për mbështetjen e palëkundur. Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi të përfundojnë sa më fort që të jetë e mundur”, shkroi Matic.

(Kosova Sot Online)