Rivali i Chelseas bën ofertë për Rudigerin

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 12:13
Rivali i Chelseas bën ofertë për Rudigerin

Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë për Antonio Rudigerin.Reprezentuesi gjerman pritet të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor, Një numër i klubeve të mëdha raportohet se kanë shprehur interesim për Rudigerin. 

Megjithatë, sipas “Sport”, është klubi i Manchester Unitedit që ka bërë një ofertë të rëndësishme për 29-vjeçarin. “Djajtë e Kuq” thuhet se ia kanë ofruar kontratën Rudigerit, por detaje tjera ende nuk janë zbuluar. Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Juventusi, Barcelona e Tottenham Hotspuri thuhet se janë klubet tjera të interesuara për anëtarin e Chelesas. 

(Kosova Sot Online )