Sanksionet ndaj kriminelëve serb në Serbi varen nga veprimet e Beogradit

Sanksionet ndaj kriminelëve serb në Serbi varen nga veprimet e Beogradit
Sanksionet ndaj kriminelëve serb në Serbi varen nga veprimet e Beogradit

Muhamet Kelmendi

  • 16 April 2022 - 10:37

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Sanksionimi i liderëve politik dhe ekonomik nëpër shtete varen shumë nga gjendja që krijohet dhe nga raportet me shtetet dhe me qeveritë. Deri tash kemi dy shtete, përkatësisht SHBA-të dhe Anglinë që kanë sanksionuar lider dhe kriminel në Ballkanin Perëndimor. SHBA-të kanë sanksionuar njerëz të ndryshëm në Shqipëri, deri edhe ish Kryeministrin e shtetit, Sali Berishën me familje, sikundër edhe njerëz me influencë në fushën kriminale në Kosovë, në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Por ende nuk kanë sanksionuar liderët e shtetit serb. Edhe Britania e Madhe sanksionoj disa lider në Bosnje e Hercegovinë.

Pse nuk po sanksionohen liderët serb?Kjo pyetje kërkon analiza. Serbia ka ditur të noton në lojën e madhe të BE-së dhe të SHBA-ve. Me politikën neutrale, si ndaj Rusisë edhe ndaj perëndimit, de-fakto ka mbetur e pa sanksionuar. Këtë pozitë e ka shfrytëzuar mirë Serbia dhe është armatosur shumë. Ka marrë armë nga Rusia,  edhe raketat tokë ajër nga Kina. Dy çështje tash janë evidente:

1. Mos sanksionimi sikundër perëndimi me masa ekonolike të  Rusisë për agresion mbi Ukrainën dhe

2.  Përgatitja e Serbisë për agresion ushtarak në Kosovë, duke i vënë në lëvizje forcat kriminale serbe, me aksione terroriste, në mënyrë që të krijohet gjendje lufte dhe Serbi në emër të paqes të filloj agresionin ushtarak ndaj Kosovës. Këto janë fakte. Këtej perëndimi, kryesisht SHBA dhe Anglia po përcjellin Serbinë, aksionet dhe veprimet. Vazhdimi i tillë i punës dhe i qëndrimeve të shtetit serb, me Vuçiq e Daçiq, do të dërgoj në atë rrugë që edhe SHBA dhe Anglia të ndërmarrin sanksione ndaj kriminelëve në Beograd. Natyrisht se me rëndësi është vetë mbrojtja e Kosovës.Këtu duhet të përqendrohemi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".