Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 14:58
Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapëse të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë 2:1 ndaj Feronikelit.

Keita Razak dhe Shend Kelmendi shënuan për vendasit në minutat 33 dhe 40, kurse Ardi Qorri shënoi për mysafirët në minutën e shtatë.

Malisheva gjithashtu e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej një goli 1:0 ndaj Ulpianës.

Ronald Sobowale shënoi për skuadrën vendase në minutën e 18-të.

Kurse, pjesa e parë në ndeshjen mes Drenicës dhe Dukagjinit është mbyllur baras dhe pa gola. 

(Kosova Sot Online)