Ballkani mposht pastër Prishtinën, titulli kampion më afër se kurrë

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 15:45
Ballkani mposht pastër Prishtinën, titulli kampion më afër se kurrë

Ballkani ka bërë një tjetër hap të madh në garë për titullin e parë të kampionit.

Suharekasit triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Prishtinës sot.

Ballkani kaloi në epërsi përmes Blend Baftiut në minutën e 35-të të ndeshjes.

Gjashtë minuta më vonë, Ermal Krasniqi dyfishoi epërsinë e vendasve, duke e përmirësuar gabimin e mëparshëm, ku dështoi nga penalltia.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se përcjellësi i dytë, Gjilani.

Në anën tjetër, Prishtina është e pesta me 38 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)