Zbulohen emrat e 12-të futbollistëve që priten të largohen nga Arsenali gjatë verës

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 18:43
Zbulohen emrat e 12-të futbollistëve që priten të largohen nga Arsenali gjatë verës

Arsenali thuhet se është i vendosur për të bërë ndryshime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Football.London”, nga “Emirates Stadium” pritet të largohen së paku 12 futbollistë, në mënyrë që të krijohen hapësira për të transferuar futbollistë të tjerë

Bernd Leno, Mohamed Elneny, Alex Runarsson, Hector Bellerin, Eddie Nketiah, William Saliba, Pablo Mari, Konstantinos Mavropanos, Lucas Toerrira, Matteo Guendouzi dhe Reiss Nelsson janë emrat e futbollistëve që priten të largohen gjatë verës.

“Topçinjtë” janë në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës, derisa skuadra londineze po lufton për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, edhe nëse dështon misioni i tyre për top-katërshe, klubi thuhet se do ta mbështesë financiarisht Mikel Artetan në merkaton e ardhshme të verës në mënyrë që të përforcojë skuadrën.


(Kosova Sot Online)