Nesër dalin në shitje biletat për “Final 4” të Ligës Unike

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 19:30
Nesër dalin në shitje biletat për “Final 4” të Ligës Unike

Pas përfundimit të edicionit të rregullt dhe çerekfinaleve është koha për “Final 4 të Ligës Unike”, që do të përcaktojë kampionin e kësaj gare.

“Final 4” do të zhvillohet më 20 dhe 21 Prill në palestrën “Karagaçi” të Pejës

Në ndeshjet gjysmëfinale do të takohen Golden Eagle Ylli -T euta dhe Peja – Prizreni 16.

Klubi mikpritës, Peja, ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje nesër.

Njoftimi i plotë nga klubi pejan:

“Te Mërkuren në ora 9:30 dalin biletat në shitje për Final4 të Ligës Unike. Biletat shiten tek Vllesa në Shtepi të Mallrave.

Bileta për krejt ndeshjet e Final 4 (4 ndeshje) kushton 10 euro.

VIP bileta për dy gjysemfinale (2ndeshje) kushton 10 euro.

VIP bileta për Finale dhe ndeshja e vendit të 3të (2 ndeshje) kushton 15 euro.

VIP biletat mund ti bleni edhe ne Fox Bar ose ne tel: 049 88 00 55”. 

(Kosova Sot Online)