Barça mund ta bëjë sezonin e Realit edhe më poshtërues
Barcelona është shumë pranë një skenari që mund ta bëjë sezonin e Real Madridit edhe më të vështirë për t’u përtypur.
Nëse katalunasit e sigurojnë titullin e La Ligës para ose gjatë “El Clásicos”, atëherë përballja mes dy gjigantëve mund të shndërrohet në një moment historik – dhe potencialisht poshtërues për madrilenët.
Sipas analizave të fundit të situatës në kampionat, Barcelona mund të hyjë në ndeshjen direkte me Real Madridin tashmë si kampione e Spanjës, ose ta mbyllë matematikisht titullin pikërisht në atë takim në “Camp Nou”.
Në një rast të tillë, tradita e futbollit spanjoll do të kërkonte që Real Madridi të bënte “pasillo” (korridor nderi) për rivalët e tyre – një gjest respekti për kampionin e ri.
Megjithatë, ky skenar nuk është aspak i garantuar.
Marrëdhëniet e tensionuara mes dy klubeve dhe situata e krijuar vitet e fundit kanë bërë që ideja e “pasillos” të jetë objekt debatesh të mëdha në Spanjë.
Ka edhe zëra që sugjerojnë se Real Madridi mund të refuzojë ta bëjë një gjest të tillë edhe nëse Barcelona shpallet matematikisht kampione para ndeshjes.
Në aspektin sportiv, Barça e ka në dorë fatin e saj.
Një seri rezultatesh pozitive në ndeshjet e mbetura do t’ia japin skuadrës së Hansi Flick mundësinë të kurorëzohet kampione pa e pritur askënd – dhe në rastin më të bujshëm, ta festojë titullin pikërisht përballë rivalit historik.
Një skenar i tillë do ta kthente “El Clásicon” jo vetëm në një ndeshje vendimtare sportive, por edhe në një moment simbolik dominimi për një sezon që mund të mbetet gjatë në kujtesë.
(Kosova Sot Online)
