Lewandowski drejt largimit nga Barça

  • A.P /
  • 27 April 2026 - 12:30
Lewandowski drejt largimit nga Barça

Robert Lewandowski mund të jetë duke i “jetuar” muajt e fundit si lojtar i Barcelonës.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi polak po përgatitet të largohet nga klubi katalunas këtë verë, duke e mbyllur një cikël të suksesshëm në “Camp Nou”.

Sipas gazetarit të njohur Guillem Balague, largimi i Lewandowskit në fund të sezonit duket gjithnjë e më i mundshëm.

Edhe pse ai vazhdon të jetë efikas para portës, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë për një ndryshim gjenerate në repartin ofanziv.

Polaku, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, i ka realizuar rreth 120 gola në të gjitha kompeticionet gjatë kësaj periudhe, duke qenë një nga figurat kyçe të ekipit.

(Kosova Sot Online)