Harry Maguire merr kërcënim për sulm me bombë në shtëpinë e tij

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 17:54
Harry Maguire merr kërcënim për sulm me bombë në shtëpinë e tij

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire raportohet se ka marrë kërcënim me bombë në shtëpinë e tij.

Policët po kontrollojnë në shtëpinë e qendërmbrojtësit anglez.

Sipas raportimeve, Maguire ka marrë një e-mail që thoshte se një bombë do të vendosej në shtëpinë e tij.

Maguire jeton me të fejuarën e tij Fern Hawkins, me të cilën ka dy vajza. 29-vjeçari thuhet se është në një gjendje shoku, sipas The Sun.

(Kosova Sot Online)