Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë nga ekipi i njohur suedez

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 18:45
Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë nga ekipi i njohur suedez

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles janë mposhtur në ndeshjen e dytë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ata u mposhtën 16:11 nga ekipi suedez, NIP që renditet në vendin e shtatë në botë

Bad Neës Eagles ishin duke humbur 13:2 në pjesën e parë, duke arritur të merrnin fitore të njëpasnjëshme, por që fatkeqësisht nuk mjaftuan për ta përmbysur rezultatin.

Bad News Eagles fituan në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus, kurse tani e kanë një fitore dhe një humbje.

(Kosova Sot Online)