Haaland shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Man Cityn

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 15:00
Haaland shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Man Cityn

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’iu bashkuar Manchester Cityt, sipas Guillem Balague.

Kontrata e Haaland skadon në vitin 2024, por një klauzolë lirimi e lejon atë të largohet për 75 milionë euro këtë verë.

“Ai do të jetë në Manchester City, mendoj”, tha Balague, eksperti i futbollit evropian i BBC Sport.

“Nuk ka marrëveshje, por ata janë shumë afër”, theksoi ai.

City, Reali dhe Barcelona folën të gjithë me Haaland, teksa Spanja ishte destinacioni i preferuar i Norvegjezit, por me sa duket gjërat kanë ndryshuar. 

(Kosova Sot Online)