
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës

Në fundjavë do të zhvillohet java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Edhe kjo javë do të sjellë ndeshje interesante, teksa spikatin ato të skuadrave që po luftojnë për mbijetesë
Prishtina – Drenica do të jetë përballja direkte mes skuadrave të rrezikuara dhe të cilat po kërkojnë mbetjen në elitë.
Dy skuadrat tjera që janë gjithashtu në garë për mbijetesë, Malisheva dhe Dukagjini, i pret një punë e vështirë pasi do të takohen me skuadrat nga Gjilani.
Dukagjini e pret Gjilanin, kurse Malisheva i shkon Dritës.
Lideri i Superligës, Ballkani, do të takohet me Ulpianën. Edhe skuadra nga Lipjani matematikisht ende është në garë për mbijetesë, teksa skuadra nga Suhareka po shkon sigurt drejt titullit historik.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Feronikelit dhe Llapit, me llapjanët që pritet të regjistrojnë fitore të lehtë.
(Kosova Sot Online)