
Lexoni edhe:
Goli mjeshtëror i shënuar nga Bersant Celina nominohet për çmimin “Goli i sezonit”
Llapi ka shënuar fitore në udhëtim te Feronikeli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës. Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ka përfunduar me rezultatin 0:2.
Goli mjeshtëror i shënuar nga Bersant Celina nominohet për çmimin “Goli i sezonit”Lexoni edhe:
Edon Sadriu (5’) dhe Festim Alidema (18’) shënuan golat e fitores për llapjanët.
Llapi tani ka 50 pikë dhe vazhdon të jetë i katërti në tabelë, kurse Feronikeli i fundit (10) me vetëm 12 pikë.
(Kosova Sot Online )