Goli mjeshtëror i shënuar nga Bersant Celina nominohet për çmimin “Goli i sezonit”

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 11:18
Goli mjeshtëror i shënuar nga Bersant Celina nominohet për çmimin “Goli i sezonit”

Bersant Celina është në garë për ta fituar çmimin e golit më të mirë të sezonit në League One të Anglisë.

Ipswich Town ka njoftuar se goli i shënuar nga reprezentuesi i Kosovës është nominuar në mesin e gjashtë golave më të mirë për këtë sezon. Goli i nominuar i Celinës është ai i shënuar ndaj Crewe Alexandra.

Ndryshe, Bersant Celina është i huazuar te Ipswichi nga Dijoni për këtë sezon – 2021/22.

25-vjeçari ka regjistruar 30 paraqitje deri më tani në kategorinë e tretë të futbollit anglez, League One.

Ish-mesfushori i Manchester City ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar gjashtë asistime.

https://twitter.com/IpswichTown?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1517443100691509253%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgoli-mjeshteror-i-shenuar-nga-bersant-celina-nominohet-per-cmimin-goli-i-sezonit%2F

(Kosova Sot Online )