Konfirmohet edhe nga Tuchel, Rudiger do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të sezonit
Thomas Tuchel ka konfirmuar se Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të sezonit.
Reprezentuesi gjerman tashmë ia ka bërë të qartë trajnerit dëshirën e tij për t’u larguar
“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Ne dhamë gjithçka, por nuk mundëm të luftonim më”, ka deklaruar Tuchel.
Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga “Stamford Bridge”, pasi kontrata e tij me klubin londinez skadon më 30 qershor.
Real Madridi besohet se është klubi favorit për të nënshkruar me 29-vjeçarin.
(Kosova Sot Online)
