Shënon gol të rrallë nga korneri për Barcelonën jug-amerikane

  • S.A /
  • 26 April 2022 - 12:44
Shënon gol të rrallë nga korneri për Barcelonën jug-amerikane

Kitu Diaz do të mbahet në mend gjatë në botën e futbollit. Në fakt, lojtari i Barcelona SC nga Guayaquil në Kolumbi, së fundmi e ka realizuar një gol të rrallë kundër ekipit Montevideo Wanderers në ndeshjen e vlefshme për Copa Sudamericana. Portieri kishte dalë më shumë se që duhej nga porta dhe kjo e bëri që Diaz të mendonte të gjuajë direkt në portë, para se të harkojë për shokët.

Dhe, goditja e tij zhagaz ishte e saktë dhe e mposhti portierin, duke i befasuar dhe mahnitur të gjithë në stadium. Gola nga korneri kemi parë edhe në të kaluarën, por gjithmonë në shtyllën e dytë dhe atë me topin lart. Por, goli i Kitu Diaz në shtyllën e parë, është i jashtëzakonshëm.. Sa për informatë, Barcelona jug-amerikane e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4:2.

(Kosova Sot Online )