Zbulohet shuma e parave që do ta marrë Isco në klubin e ri

  • S.A /
  • 26 April 2022 - 09:04
Zbulohet shuma e parave që do ta marrë Isco në klubin e ri

Eksperienca e Iscos në Real Madrid do të marrë fund shumë shpejt.Futbollisti spanjoll do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu” pa lënë asnjëherë gjurmë tek “Mbretërit”. Sipas mediave spanjolle, përfaqësuesi spanjoll mund të përfundojë në Real Betis gjatë verës që vjen. Mediumi “As” shprehet i sigurt se Isco do të përfundojë në Real Betis. Dhe, ky mediumi zbulon se futbollisti kreativ do të paguhet 20 milionë euro në një kontratë dyvjeçare me të Gjelbrit, përfshirë këtu edhe bonuset. Isco është i vendosur ta rikthejë formën e dikurshme, e cila i ka munguar në Madrid.

Për të spekulohej qe një kohë të gjatë se do të largohej nga kryeqyteti spanjoll, por kjo nuk ka ndodhur kurrë deri tash.Ai kishte oferta të vazhdueshme nga klubet e Premierligës në vitet e fundit, por duket se ka preferuar më shumë të vazhdojë të luajë në La Liga. 

(Kosova Sot Online )