E ardhmja e Haalandit ende e paqartë

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 19:13
E ardhmja e Haalandit ende e paqartë

E ardhmja e Erling Haaland është ende e paqartë, teksa raportohet për interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane për shërbimet e tij.

“Blid” së fundi ka raportuar se me sulmuesin norvegjez e ka zhvilluar një takim drejtori sportiv i Bayern Munichit, Hasan Salihamidzic, i cili pastaj e konfirmoi këtë.

Sipas gazetës gjermane, ky takim u zhvillua gjatë kohës kur Haaland ishte në Mynih për të trajtuar një lëndim, transmeton Gazeta Express.

Salihamidzic thuhet se e ftoi sulmuesin e Borussia Dortmundit në shtëpinë e tij, ku kaluan dy orë duke biseduar së bashku.

Transferimi i Haalandit te kampioni gjerman besohet se ka gjasa edhe të ndodhë, nëse Robert Lewandowski do të largohet nga “Allianz Arena” gjatë verës së këtij viti.

21-vjeçari me Borussia Dortmundin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, por ai pritet të largohet nga skuadra gjermane gjatë verës.

Më herët u raportua se Manchester City ka arritur marrëveshje personale me Haalandin, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Real Madridi besohet se është klubi tjetër që ka shprehur interesim për ish-sulmuesin e Salzburgut. 


(Kosova Sot Online)