Man Utd – Chelsea, super-sfida e sontme e Premierligës

  • S.A /
  • 28 April 2022 - 12:51
Man Utd – Chelsea, super-sfida e sontme e Premierligës

Man Utd – Chelsea, super-sfida e sontme e Premierligës. Premierliga do ta sjellë sonte super-sfidën ndërmjet Manchester United dhe Chelseat. “Djajtë e Kuq” pas humbjes nga Arsenali thuajse mbetën pa gjasa për të përfunduar në Top 4 pasi aktualisht janë gjashtë pikë prapa “Gunners”, të cilët gjenden në vendin e katërt dhe që e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Sidoqoftë, ata e kanë obligim fitoren sonte dhe në tri ndeshjet tjera deri në fund të sezonit dhe të shpresojnë në gabime eventuale të Granit Xhakës me shokë.

Nga ana tjetër, “Blues” janë më të qetë. Ata e shohin veten në vendin e tretë në tabelë, 5 pikë përpara “Topçinjve” dhe me një ndeshje më pak të luajtur. Natyrisht, një fitore eventuale do t’i kryente punë kampionit aktual evropian për ta pritur pa presion fundin e sezonit. Sfida ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45

(Kosova Sot Online )