Trajneri Ten Hag e do Dybalan në Man Utd

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 16:19
Trajneri Ten Hag e do Dybalan në Man Utd

Paulo Dybala është njëri prej emrave më të përfolur të futbollistëve në Evropë.

Sulmuesi argjentinas do të ndahet me Juventusin në fund të këtij sezoni pasi palët nuk janë të interesuar për ta vazhduar kontratën.

E ky fakt ka bërë që klubet e mëdha t’ia vënë syrin ish-futbollistit të Palermos.

I fundit në listën e klubeve të interesuar është Manchester United, njofton “Corriere dello Sport”.

Gjithnjë sipas mediumit italian, sulmuesin e rrezikshëm e do trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.

Arsenali, Tottenhami e Manchester City janë tre klubet angleze të interesuara për futbollistin jug-amerikan.


(Kosova Sot Online)

Ndërsa, në Itali Dybalan e duan Interi, Roma dhe Napoli.