Ish-futbollisti i njohur dëshiron që Armando Broja të transferohet te kjo skuadër nga Premierliga

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 11:47
Ish-futbollisti i njohur dëshiron që Armando Broja të transferohet te kjo skuadër nga Premierliga

Armando Broja mund të jetë i duhuri për fazën e sulmit te West Ham United, sipas ish-sulmuesit të kësaj skuadre, Anton Ferdinand. Sulmuesi shqiptar po len gjurmë në elitën e futbollit anglez me Southamptonin këtë sezon, si i huazuar nga Chelsea. Broja ka shënuar nëntë gola këtë sezon në të gjitha garat, si dhe ka regjistruar një asistim.

Tifozi i West Hamit dhe ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Anton Ferdinand, ka thënë se klubi duhet ta transferojë Brojën.

“Do të doja që ne të shkojmë dhe të marrim Brojën, i cili është në Southampton në huazim nga Chelsea”, tha 37-vjeçari për “Sun Sport”.

“Ai mund të finalizojë. Ai është një djalë i ri i fuqishëm. Jo i njëjtë, por i ngjashëm me [Michail] Antonion për sa i përket pranisë dhe forcës së tij. Për mua personalisht, ai është dikush që West Hami duhet të kërkojë të shkojë dhe ta marrë”, shtoi ikona e klubit, i cili me “Çekanët” ka zhvilluar 163 paraqitje.

Tutje, Anton Ferdinand tha se West Hami ka nevojë për transferimin e një sulmuesi tjetër, pasi Michail Antonio është sulmuesi i vetëm dhe kryesori te kjo skuadër. 

(Kosova Sot Online )