Barcelona në garë për Lukakun, krerët e klubit takohen me agjentin e lojtarit

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 10:40
Barcelona në garë për Lukakun, krerët e klubit takohen me agjentin e lojtarit

Barcelona raportohet se ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku. Vetëm një vit pasi u transferua në “Stamford Bridge”, sulmuesi belg është i lidhur me një largim.

Besohet se gjasat janë të mëdha që Lukaku të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

“Marca” ka raportuar se Barcelona së fundi ka shfaqur interesim për 28-vjeçarin. Madje, sipas gazetës spanjolle, krerët e klubit janë takuar tashmë me agjentin e lojtarit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në “Camp Nou” gjatë verës.

Megjithatë, financat te Barça vazhdojnë të jenë një pengesë. Lukaku te Chelsea u transferua nga Interi për 113 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me “Blutë” e Londrës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. Sipas “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve tani vlerësohet me 80 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )