Laura Fazliu vazhdon me paraqitje fantastike, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

  • G.G /
  • 30 April 2022 - 13:19
Laura Fazliu vazhdon me paraqitje fantastike, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja nga Kosova ka shënuar fitore edhe në çerekfinale, ndaj Renata Zachovas nga Republika e Çekisë.

Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

21-vjeçarja në gjysmëfinale do të përballet me Cristina Cabana nga Spanja.

Xhudistja jonë në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanikes, Lucy Renshall. 

(Kosova Sot Online)