Askush si Reali, 17 herë në finale të Championsit

  • S.A /
  • 05 May 2022 - 09:46
Askush si Reali, 17 herë në finale të Championsit

Real Madridi është klubi i rekordeve. “Los Blancos” e siguruan mbrëmë finalen pasi e eliminuan Manchester Cityn me përmbysje. Kampioni i freskët i Spanjës me këtë rast e arriti finalen e 17-të në histori të Kupës së Kampionëve/Ligës së Kampionëve. Një gjë të tillë nuk e ka arritur asnjë klub deri tash.

Milani dhe Bayerni e ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 11 finale, kurse Liverpooli arriti në kuotën e 10 finaleve.

Gjiganti spanjoll e ka një statistikë impresionuese të finaleve duke i fituar 13 nga 16 sa i ka luajtur deri më tash.

Reali i ka humbur vetëm tri finale, e fundit në vitin e largët 1981.

E finalen, “Mbretërit e Spanjës” do ta zhvillojnë pikërisht kundër Liverpoolit, pikërisht në Paris.

Herën e fundit në finale madrilenët i kishin mundur pikërisht “Reds”.

Reali më 28 mars do ta kërkojë Championsin e 14-të në histori, kurse Liverpooli të shtatin.

(Kosova Sot Online )