Përfundon sezoni i rregullt në Serie B, këto janë dy skuadrat që inkuadrohen direkt në Serie A

  • S.A /
  • 07 May 2022 - 11:38
Përfundon sezoni i rregullt në Serie B, këto janë dy skuadrat që inkuadrohen direkt në Serie A

Lecce dhe Cremonese kanë fituar promovimin direkt në Serie A për sezonin 2022-23.

Lecce e mbylli sezonin e rregullt në Serie B me 71 pikë në krye të tabelës, kurse Cremonese me 69 pikë si e dyta. Kësisoj, këto dy skuadra kanë siguruar ngjitjen për në elitën e futbollit italian.

Lecce ishte pjesë e Serie A në sezonin 2019/20, kurse Cremonese rikthehet pas 26 vitesh. Sezoni 1995/96 ishte hera e fundit kur kjo skuadër ishte në Serie A.

Nga Serie A bien tri skuadra, që do të thotë se edhe një skuadër tjetër nga Serie B do të inkuadrohet në kategorinë më të lartë të futbollit italian.

Skuadra e tretë do të mësohet pas “Play-Off”it, aty ku në garë janë Pisa, Monza, Brescia, Ascoli, Benevento dhe Perugia.

(Kosova Sot Online )