Lionel Messi e thyen rekordin për shtylla

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 14:13
Lionel Messi e thyen rekordin për shtylla

Lionel Messi e kaloi edhe një ndeshje pa shënuar gol në Ligue 1, të tretën radhazi.

Por, as këtë radhë nuk mungoi vullneti dhe dëshira për të shënuar, nga ana e yllit argjentinas.

Sidoqoftë, ai ishte i pafat pasi e qëlloi dy herë shtyllën në duel me Troyes, në të cilën Paris Saint-Germaini barazoi me Troyes 2:2.

Golat për parisienët i shënuan brazilianët Marquinhos dhe Neymar.

Ndërkohë, Messi arriti në kuotën e 10 shtyllave të qëlluara këtë sezon deri tash me ekipin parisien në Ligue 1.

Dhe, që kur kanë nisur të maten statistikat e detajuara nga faqet e specializuara, asnjë lojtar nuk e ka qëlluar shtyllën aq shpesh sa shtatë herë fituesi i Topit të Artë brenda një sezoni në ligat më të forta evropiane.

Pra, Messi po vazhdon të thyejë rekorde në karrierë, por fatkeqësisht në këtë rast jo për një të arritur pozitive.

Ai në fakt po e kalon një sezon dëshpërues, atë debutues me PSG-në, ku ishte transferuar vitin e kaluar si lojtar i lirë nga Barcelona. 

(Kosova Sot Online)