“Bad News Eagles” e nisin me fitore rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 13:15
“Bad News Eagles” e nisin me fitore rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO

Ekipi shqiptar “Bad News Eagles” e kanë nisur me fitore rrugën në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

“BNE” zhvilluan ndeshjen e parë kundër ekipit turk “Eternal Fire”, të cilën e fituan me rezultat (16:14).

Ekipi shqiptar e nisi raundin e parë me humbje, e që më pas fituan gjashtë raunde radhazi.

Kujtojmë se para disa muajsh gjatë kohës që lojtarët e “BNE” ishin pjesë e ekipit “BLINK” kishin zhvilluar ndeshje kundër “Eternal Fire” të cilën e kishin humbur me rezultat përfundimtar (2:1).

(Kosova Sot Online )