
Legjenda italiane konfirmon se do të jetë prezent në stadiumin e Tiranës

Roma do ta ketë një tifoz special në ndeshjen finale të Konferencë Ligës ndaj Feyennordit.
Klubin italian në finalen e kësaj gare, e cila do të mbahet në Shqipëri, do ta ndjekë nga tribunat edhe legjenda italiane, Francesco Totti.
Ai e ka bërë të ditur këtë për mediat italiane
“Për Romën është mjaft e rëndësishme dhe vendimtare për ta ngritur lart një trofe. Në Tiranë me dëshirë dhe luftëtarë deri në fund. Po, do të jem edhe unë atje”, ka thënë legjenda e klubit “Giallorossi”, i cili e kaloi krejt karrierën duke luajtur në kryeqytetin italian.
Roma do të përballet me Feyenoordin në finalen e 25 majit në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
(Kosova Sot Online)