Perisic do të largohet nga Interi, ka marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

  • S.A /
  • 13 May 2022 - 16:25
Perisic do të largohet nga Interi,  ka marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Ivan Perisic ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsean dhe mund të ndodh një largim nga Interi muajin e ardhshëm.

Kroati 33-vjeçar dëshmoi sërish cilësinë e tij në fitoren 4-2 të Nerazzurrëve në finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit të mërkurën, duke shënuar dy gola për të ndihmuar skuadrën e Simone Inzaghit që të fitojë trofeun.

Ai shprehu pak zhgënjim në lidhje me bisedimet për rinovimin e kontratës së tij pas ndeshjes, duke lënë hapësirë për një transferim si lojtar i lirë në verë. Siç raportohet nga Sport Mediaset, Perisic ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsean.

Të vetmet gjëra që kanë mbetur, janë disa detaje të vogla dhe testet mjekësore të zakonshme.

Interi nuk dëshiron të humbasë kroatin, por koha po mbaron dhe ata duhet të rrisin ofertën e tyre aktuale. Zikaltërit i kishte ofruar një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro neto plus bonuset.

Lojtari thuhet se do të preferonte një marrëveshje trevjeçare me një pagë pak më të lartë.

(Kosova Sot Online )