Orët vendimtare për Mbappen

  • S.A /
  • 17 May 2022 - 08:27
Orët vendimtare për Mbappen

Kylian Mbappe do ta zyrtarizojë shumë shpejt të ardhmen e tij. Sulmuesi francez në fakt në orët në vazhdim mund të njoftojë për hapin e radhës në karrierë. Lojtari i Paris Saint-Germainit është rikthyer nga Katari për ta bërë takimin e fundit me familjen e tij dhe me krejt ekipin francez. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano. Real Madridi është duke pritur për hapat finalë, më shumë se i bindur se lojtari do të bëhet i tij. Nga ana tjetër, duket se edhe drejtuesit e PSG-së janë dorëzuar përpara dëshirës së lojtarit për t’u larguar dhe për ta realizuar ëndrrën.

Parisienët nga ana e tyre nuk e kanë bërë ende ndonjë njoftim zyrtar për këtë punë.

Mbappe muajin tjetër do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i përfundojë kontrata në “Parkun e Princave”. Përkundër ofertës marramendëse nga PSG-ja, kampioni i botës me Francën është i vendosur për ta nisur një eksperiencë të re. Sipas të gjitha gjasave, atë do ta shohim duke luajtur në “Santiago Bernabeu” nga sezoni i ardhshëm. Ai e ka gati kontratën në Madrid tash e sa muaj. 

(kosova Sot Online )